Dita Ndërkombëtare e Gruas është shfrytëzuar nga aktivistët e Partisë Demokratike për të zhvilluar protesta simbolika pranë disa prej institucioneve kryesore. Kësisoj, Lidhja Demokratike e Gruas zgjodhi të protestojë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Drejtësisë e Ministrisë së Brendshme, për të kulmuar protestën e tyre, në bulevardin para Kryeministrisë.