Qytetarë serbë protestuan të enjten në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, kundër “kërcënimeve”, sic i quajtën ata, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pranë Rudares, ndodhet një prej nëntë barrikadave të ngritura në veri të Kosovës prej 13 ditësh tashmë. Në protestë, sipas mediave kosovare, morën pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb nga zona të tjera të Kosovës.