Banorët e tre fshatrave të Bulqizës këtë të premte kanë hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Bashkisë, për të kundërshtuar ndërtimin e një hidrocentrali. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte parashikuar pika për heqjen nga fondi pyjor e kullosor të gjurmës ku do të kalonte rrjeti i tubacionit dhe ndërtimi i godinës. Pikërisht për këtë banorët e fshatrave Koçaj, Kokërdhak dhe Kodra e Danit hynë në ambientet e Bashkisë së Bulqizës për t'i kërkuar këshillit bashkiak të mos e votojë.