Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Bashkinë e Velipojës protestuan për të ditën dytë me radhë kundër ndërtimit të një fshati turistik në plazhin e kësaj zone. Ata pretendojnë se prona ku është parashikuar ky ndërtim është e tyre, por që është transferuar tek të tretët përmes falsifikimit të dokumentacioneve. Protesta është shoqëruar edhe me përplasje me policinë. 60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë ish zyrtarin e hipotekave, Fatmir Shpellzaj se u ka grabitur tokat. Banorët thanë se çështjen e kanë adresuar edhe në SPAK.