Policia shqiptare do të ketë një mision të vështirë në 6 dhjetor. Nga njëra anë duhet të sigurojë Samitin, që mbledh në Shqipëri Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve të BE-së dhe nga ana tjetër protestën, që ka deklaruar se do zhvillojë opozita që drejton Sali Berisha. Prania e 27 figurave më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe 6 nga vendet e Ballkanit Perëndimor, kërkon një nivel sigurie tepër të lartë, në mënyrë që të shmanget mundësia e çdo incidenti të mundshëm.