Franca vijon të jetë e mbërthyer nga protestat e ashpra, që nisën javëne kaluar, pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga ana e policisë. Lagjja e Parisit, Nanterre, ku edhe ndodhi ngjarja, është bërë epiqendra e protestave, teksa mijëra njerëz vijojnë të përballen me policinë, duke djegur kazanë plehrash, makina etj.