Ish-kryeministri Sali Berisha u njoh këtë të mërkurë me akuzën që rëndon ndaj tij, ajo e ‘korrupsionit pasiv në bashkëpunim’. Por teksa pritej mbërritja e tij në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ambientet para këtij institucioni u mbushën me përkrahësit e Berishës. Teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj SPAK, se është i kapur nga kryeministri dhe po vepron me direktiva politike, iu përgjigj edhe pyetjes nëse tubimi para këtij institucioni të drejtësisë së re, ishte apo jo presion ndaj saj.