Shumë qytetarë ishin në protestë për vrasjen tragjike të Jonadës në Himarë, ku oficeri i policisë e goditi me skaf. Në pedonalen përbri Ministrisë së Brendshme qytetarët protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Çuçit, ndërsa pati edhe incidente me policët e vendosur si barrikadë në hyrje të godinës së Ministrisë.