Qytetarët në mbarë vendin janë ngritur në protesta për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe naftës. Ato u shtrinë nga veriu në jug, teksa kanë zgjatur për më tepër se 2 orë. Protesta më e madhe ishte ajo në Tiranë përpara ministrisë ku u mblodhën mijëra qytetarë. Me pankarta në duar, protestuesit I bënin thirrje qytetarëve të bashkohen.