Protestave për rritjen e çmimeve në vend u janë bashkuar edhe studentët. Të parët kanë qenë ata të universitetit “Fan S Noli” në Korçë, të cilët kanë braktisur auditorët dhe kanë marrshuar përgjatë qytetit. Thirrjet e tyre kanë qenë për pjesëmarrje më të lartë, teksa I kërkojnë qeverisë të veprojë. Qindra të rinj u larguan nga orët mësimore për të konfirmuar se rritjë e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt tek ata.