Protesta pa fjalime e opozitës, ashtu siç ishte paralajmëruar u shoqërua me incidente, fatmirësisht pa dëme madhore në njerëz. Mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dhe një pjesë e tyre në sheshin Nënë Tereza. Këtu u regjistrua edhe incidenti i parë; djegia e një gome para godinës së Presidencës. Protestuesit e mbledhur në selinë e PD i bashkëdrejtuan drejt Kryeministrisë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.