Policia daneze tha se ka arrestuar tetë persona që morën pjesë në një protestë kundër izolimit në kopenhagen, mbrëmjen e të shtunës. Organizuar nga një grup që e quan veten Burrat me të zeza, protesta mblodhi rreth 1200 persona në kryeqytetin danez, dhe është e para që kur qeveria njoftoi javën e kaluar se do të zgjaste kufizimet anti-covid.