Partia Demokratike mban sot protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe, sipas saj, ndalimin e ndërhyrjeve në drejtësi në lidhje me çështjen “Balluku”. Protesta pritet të përfshijë fjalime nga përfaqësues të opozitës, ndërsa nuk parashikohet qëndrimi i protestuesve në shesh për një afat të pacaktuar.