Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar sërish nga sheshi para Kryeministrisë duke akuzuar qeverinë për korrupsion, vjedhje të pronave publike dhe mungesë totale përgjegjësie institucionale. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos qëndrojnë më indiferentë. “Mos u çoni vetëm për hallin tuaj”, tha Lapaj duke theksuar se shoqëria shqiptare nuk duhet të reagojë vetëm kur preket interesi personal, por të ngrihet për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. “Mos u kujtoni të brohorisni vetëm për hallin tuaj. Çohuni për shoqërinë, për vendin, për demokracinë”, u shpreh ai.