Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga Partia Demokratike e Rithemelimit dhe partitë aleate në opozitë, zhvilluan këtë të martë protestën e 7-të para Bashkisë së Tiranës, ku kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe transparencë për tenderat e dhënë, që çuan në pranga disa drejtorë. Edhe këtë të martë, nuk mungoi molotovi i hedhur në drejtim të Bashkisë që rrethuar nga forcat e policisë, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pas disa tentativave, protestuesit arritën që të largonin gardhin e hekurt të vendosur para kordonëve të policisë, pa u konfrontuar fizikisht me këta të fundit, por në shenjë simbolike.