Protestuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga herët e tjera nuk janë shënuar incidente te mëdha. Ka pasur hedhje tymuesish nga ana e protestuesve si edhe të një spray ngjyrë blu drejt efektivëve. Mbështetësit e PD-së u mblodhën fillimisht në selinë blu ku shoqëruan më pas Berishën drejt Kuvendit. Godina e Parlamentit ishte e rrethuar me forca policore e gardh metalik. Përveç disa shtyrjeve dhe hedhjes së sprayt nga një protestues drejt policëve, asnjë tjetër akt dhune nuk ndodhi.