Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi në lidhje me protestën e organizuar këtë të premte nga opozita, ku kërkohej dorëheqja e tij pas arrestimit nga SPAK të dy ish-drejtorëve të bashkisë. Veliaj tha se protesta ende pa folur drejtësia në lidhje me çështjen që po heton ka prapavijë politike.