Policia është përqëndruar me forca të shtuara përreth bashkisë së Tiranës, ku opozita ka thirrur protestën e katërt të saj. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimeve nga SPAK të ish-drejtorëve të këtij institucioni në kuadër të dosjes ‘5D’.