Kryetarja e komisionit të kulturës, Ina Zhupa shfaqi shqetësimin për situatën e krijuar me pedagogët në Universitetin e Arteve. Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokrate bëri thirrje që të njihen titujt akademik dhe të rishikohet skema e pagesave për të reflektuar vlerën reale të kontributit të tyre. “Pedagogët e Universitetit të Arteve nuk janë thjesht akademikë. Ata janë ndër artistët më në zë të Shqipërisë në fushat e tyre, përfaqësues të denjë të kulturës sonë në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Të pengosh këta profesionistë në pagesë dhe në avancimin e tyre në karrierë nuk është vetëm padrejtësi individuale është një dëm i drejtpërdrejtë kulturor për vendin.”