Policia e Durrësit ka zbuluar një tjetër rast prostitucioni në kuadër të operacionit të koduar "Storm", gjatë së cilit janë arrestuar dy shtetase nga Kolumbia si dhe është proceduar një shtetasi shqiptar. Në kuadër të operacionit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, u arrestuan dy 26-vjeçaret nga Kolumbia, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.