Top News – Propozon ‘Zonën e Lirisë’ në Gaza / Trump përsërit ofertën: SHBA ta marrë nën kontroll
15/05/2025 14:51

Donald Trump përsëriti një propozim që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës, duke thënë se ai do ta bënte atë një "zonë lirie". Presidenti amerikan riktheu në vëmendje propozimin e tij ndërsa fliste në një tryezë të rrumbullakët biznesi në Doha me zyrtarë të lartë të Katarit të enjten. "Nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar që Shtetet e Bashkuara ta marrin dhe ta bëjnë Gazën një zonë lirie. Po punojmë shumë fort në Gaza, dhe Gaza ka qenë një territor vdekjeje dhe shkatërrimi për shumë vite", tha ai. "Dhe ju e dini, unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira: ta bëjmë një zonë lirie, le të përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe ta bëjmë një zonë të vërtetë lirie". Trump e ka hedhur këtë ide edhe më parë, në shkurt, kur tha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se Shtetet e Bashkuara duan të "marrin nën kontroll" Rripin e Gazës. Ai tha në atë kohë: "Ne do ta zotërojmë atë dhe do të jemi përgjegjës për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe të gjitha armëve të tjera në vend. Ne do ta marrim atë pjesë dhe do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune, dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të jetë krenare". Trump nuk ka dhënë detaje se çfarë kuadri ligjor do t'i lejonte Amerikës të dëbonte afërsisht 1.8 milion palestinezët e mbetur në Gaza, por ai tha se beson që Egjipti dhe Jordania do të bien dakord të pranojnë palestinezët, gjë që të dyja vendet nuk e kanë pranuar.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52