Politikat e ndërmarra nga disa vende europiane për njohjen e periudhës së ciklit menstrual për gratë dhe vajzat si periudhë sëmundjeje, e paguar nga shteti; mbërritën edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist, Erion Braçe i propozoi Ministrisë së Shëndetësisë që periudha e ciklit menstrual të merret me raport shëndetësor të paguar nga buxheti i shtetit dhe paketa higjeno-sanitare e grave dhe vajzave të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.