Deputetja Jorida Tabaku i cilëson konçesionet burim korrupsioni për zyrtarët e lartë të vendit, e për këtë depozitoi në Kuvend një sërë ndryshimesh ligjore, për rritjen e transparencës dhe forcimin e kritereve për kompanitë fituese. Në letrën drejtuar kryeparalamentares, Lindita Nikolla kërkohet që ligji të detyrojë Agjencinë e Prokurimeve Publike të publikojë në sistemin e prokurimit elektronik raportet e monitorimit pas nënshkrimit të kontratës.