Hamasi ka paraqitur një propozim të ri për armëpushim në Gaza, duke ofruar lirimin e më shumë pengjeve, pas një raundi të ri negociatash që u zhvillua të shtunën. Bisedimet të ndërmjetësuara nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara, nisën të shtunën pasdite në Doha, pak orë pasi ushtria izraelite filloi një ofensivë të re të gjerë në Rripin e Gazës.