Viti 2024 shënoi rekord në dhënien me qera të pasurive publike përmes ankandit publik dhe ofertave të qerave, konkretisht u dhanë rreth 2 325 hektarë tokë përmes 53 procedurave. Nga viti 2015 deri në 2024, bashkitë kanë shpallur 750 procedura për dhënie me qira të pasurive publike. Të dhënat e opendata tregojnë se bashkitë që kanë dhënë më shumë pasuri publike me qera janë bashkia Poliçan, Krujë, Elbasan dhe Kolonjë.