Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 40-vjeçarin Anesti Rrapaj, I cili kishte kthyer disa ambiente në shtëpi bari. Në anën tjetër, togat e zeza kanë vendosur të lirojnë nga qelia 3 elektriçistët e OSHEE-së të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. Seanca ka zgjatur për disa minuta, teksa vendimi është marrë nga gjyqtarja Elona Mihali.