Biznesmeni Arben Rreli është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga vajza e tezes së tij, Albana Nano. Nano është bashkëshortja e Dritan Nanos, i dyshuari nga policia si porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Kallëzimi i Albana Nanos mund të çojë në zbardhjen e të vërtetës së dhunës ndaj avokatit. Ajo ngre akuza se pretendimi i Sokol Mëngjesit për shpërblim me 30 për qind të pronës që Sokol Mëngjesi ua mbrojti në gjykatë është ngritur mbi dokumente të falsifikuara.