Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm shtetasin Ilir Thana për akuzën e vjedhjes, për të cilën u dënua me pesë vite burg nga shkalla e parë. Thana u hetua dhe gjykua për dosjen në të cilën u përfshinë edhe dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe Fatmir Hoxhaj, si dhe përmbaruesi Alban Ruli.