Një sipërfaqe rreth 4 mijë metër katror, e pozicionuar tek Uji i Ftohtë, u sekuestrua nga prokuroria e Vlorës, pasi sipas hetimeve rezultoi se ishte përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Hetimi i prokuorisë nisi pas denoncimit të bërë nga një shtetas me iniciale FM në vitin 2020, në gjykatën e Vlorës, i cili kërkoi që të nisë një ndjekje penale ndaj disa personave, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin fituar një pronë përmes dokumentave të falsifikuara.