Një grup hetuesish francezë mbërritën në prokurorinë e posaccme javën që lamë pas. Sipas informacioneve të sigurura nga SPAK, mësohet se arsyeja e mbërritjes së tyre në vendin tonë ka të bëjë me hetimet e përbashkëta që po kryehen mbi hetimin e dosjes së sendeve me vlerë të futura ilegalisht në vendin tonë nga Franca, ku nën akuzë u vendos edhe ish shoferi i Ardi Veliut Sokol Idrizaj. Pas mbërritjes në Shqipëri, agjentët francezë, morën në ambinetet e prokurorisë së Posaccme dëshminë e disa prej të ndaluarve në vendin tonë. Burime bejnë me dije se ata kanë kërkuar të marrin informacion dhe të dhëna mbi rolin e gjithsecilit, anëtar të këtij grupi, dhe njohjet që këta persona kanë me të tjerë shtetas të identifikuar në Francë.