Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me homologun e saj italian Matteo Salvini në Romë. Dy palët diskutuan për mbështetjen e zhvillimit të investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në fushën detare dhe hekurudhore. Në fokus të takimit ishte dhe ecuria e projekteve përgjatë Korridorit VIII dhe sidmos në ato hekurudhore, të cilat po financohen nga Bashkimi Evropian.