Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviç, ka firmosur në Banjallukë 13 kontrata për mbështetje financiare për projekte që synojnë “forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor serb” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe entitetin serb, Republika Sërpska. Mbështetja financiare kap vlerën prej 675 mijë eurosh, tha Qeveria serbe.