Vendimi i kryesisë së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, rikthen Vangjel Tavon në siglën partiake nga e cila dikur u distancua për shkak të përplasjeve me kryetarin Edi Rama. Aderimi politik i Vangjel Tavos do e kishte pikënisjen në vitin 1996 në selinë rozë. Konfliktet mes socialistëve do të sillnin largimin e Tavos nga kjo forcë politike dhe angazhimin e tij në partinë e drejtuar nga Ilir Meta, Lëvizja Socialiste për Integrim.