Një tjetër rast mashtrimi përmes Call center-ave është goditur nga Policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar “Wrong Call”, forcat e rendit zbuluan në Selitë një ambient të përshtatur për mashtrimin e shtetasve të huaj, të cilëve u ofroheshin investime fiktive në bursa. Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë pesë persona, të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Tre prej tyre u arrestuan në flagrancë, ndërsa dy punonjëse të tjera u proceduan penalisht.