Komuna e Helmësit një prej njësive administrative me më shumë ndërtime pa leje në zonën e Kavajës, është drejt përmbylljes së procesit të legalizimit për t’i hapur rrugën një tjetër procesit të rëndësishëm, atij të regjistrimit të tokës bujqësore në fshat. Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se me legalizimet e sotme numri në total i objekteve të legalizuara në vetëm 6 muaj në këtë njësi shkon në 604.