Procesi i Berlinit është një nga nismat më të rëndësishme për vendet e rajonit, si një nga hapat më të qenësishëm drejt Bashkimit Europian. Kjo nismë e iniciuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, zhvillon dy takime në harkun kohor të 2 muajve, konkretisht takimi i kësaj të enjtje në Gjermani e më pas një takim i ngjashëm që do të mbahet në Tiranë.