Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e katër personave dhe procedimin penal ndaj Adriatik Lapajt dhe disa aktivistëve të tjerë të partisë Shqipëria Bëhet me akuzën se kanë hedhur sende të forta ndaj efektivëve, duke lënduar dy prej tyre. Policia thotë se njëri prej efektivëve është ende në spital, ku po merr mjekim për plagët e marra gjatë protestës së mesditës së të dielës.