Tre persona u proceduan penalisht si autor të dyshuar të zjarrvënieve në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe. nën akuzë u vendos një 70-vjeçar, një 59-vjeçar dhe një 48-vjeçar. nga hetimet e kryera dyshohet se ata ndezën zjarr në tokat e tyre për djegien e mbeturinave. por flakët u përhapën më pas duke shkrumbuar sipërfaqe pyjore si dhe të mbjella me vreshta e pemë frutorë.