Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor sipas ekspertit amerikan Edward Joseph, është fakti që Serbia nuk e pranon rendin perëndimor. Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.