Të gjithë ata mjetet e identifikimit të të cilëve kanë skaduar apo skadojnë më 6 Mars, do të kenë mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre më 6 mars, kjo pas vendimit të marrë nga qeveria, që shtyn afatet e vlefshmërisë së dokumenteve. Lajmin e bëri publik Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për mediat, ku foli për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e së dielës, ku kritikoi partitë politike për vonesat me propozimet e anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit.