“Lëvizjet e Republikës Sërpska”, është një nga shqetësimet e përcjella nga Presidentit I Këshillit Evropian Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj. Costa i ka cilësuar këto lëvizje si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.Diplomati tha se tensionet politike po pengojnë bashkëpunimin e brendshëm, ndërsa bëri thirrje për uljen e tyre, dhe për një angazhim të sinqertë të liderëve politikë drejt reformave.