Java e re ka nisur me tensione dhe paralajmërime për destabilitet në Mal të Zi pasi partitë pro-serbe dhe pro-ruse kundërshtojnë formimin e një qeverie pakice me në krye shqiptarin Dritan Abazovic. Negociatat dhe kërcënimet për protesta vazhdojnë, ndërkohë që zëvëndës Kryeministri ka nisur tashmë negociatat për formimin e qeverisë. Një sërë aktorësh politikë paralajmërojnë bllokime rrugësh, nëse arrihet një marrëveshje mes Abazovic dhe Partinë Demokratike të Socialistëve për qeverinë.