SPAK e mbylli vitin 2022 në qendër të një skandali me akuza për fshehje provash dhe hetim me dy standarde në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi në dhjetë ditët e para të dhjetorit ndaj prokurorëve Ened Nakuçi dhe Klodian Braho përforcoi bindjen e një numri jo të vogël qytetarësh pesimistë ndaj reformës në drejtësi.