Si të ishte një qytetare e zakonshme serbe, Kryeministrja Ana Brnabiç e kaloi të hënën kufirin e Kosovës me targën e makinës zyrtare të mbuluar, sic përcaktohet nga marrëveshja dy palëshe në Bruksel. Bërnabiq u fut në Kosovë paraditen e së hënës, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës Kjo është vizita e saj e parë si kryeministre në Kosovë, dhe vjen mes shume kritikave nga opozita në Beograd se ka braktisur serbët e Veriut.