Prindërit e fëmijëve një pjesë e të cilëve u konfirmuan të infektuar me salmonelë, dolën në protestë këtë të hënë, ndërsa u shprehën të bindur se helmimi masiv ka ndodhur në kopsht. Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht.