Një i ashtuquajtur ‘princ’ në Itali po kërkon të hakmerret ligjërisht ndaj ish-të dashurës së tij bjelloruse. Ai pretendon 35 vjeçarja bjelloruse e ka grirë nga paratë duke i blerë dhurata të shtrenjta dhe gjithçka çfarë ajo ka dëshiruar. 51-vjeçari Giacomo Bonanno di Linguaglossa u takua me Tanya Yashenkon në vitin 2019 në një darkë dhe dyshja nisën një romancë.