Kombet e bashkuara thanë se do ta ngrejnë problemin e mbajtjes me forcë të princeshës latifa, vajzës së sundimtarit të Dubait, me emiratet e bashkuara arabe. Princeshë Latifa, ka akuzuar të atin se po e mban peng në Dubai që kur ajo u përpoq të arratisej nga qyteti në 2018. Në disa video të regjistruara në fshehtësi, që i janë dhënë së fundmi BBC, Princeshë Latifa thotë se ajo ka frikë për jetën e saj.