Princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë shtëpinë e tyre të parë. Një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex raportoi për E!News se familja me tre anëtarë është zhvendosur në një rezidencë të re në Santa Barbara në korrik të këtij viti. Sipas “Page Six”, kjo është shtëpia e parë në pronësi të Meghan dhe Harry. Një burim citon për gazetën se çifti mbretëror dhe djali i tyre Archie po kalojnë një kohë të bukur si familje, duke pasur privatësi të plotë për gjashtë javë.