Ish-kryeministri nga konferenca e së hënës me gazetarët në selinë blu, e cilësoi procesin e primareve sim ë të rëndësishmin, teksa pranoi parregullsitë e hasura. Sipas tij, Vora e PAskuqani ishin më problematiket, ndërsa kërkoi falje për ata që kanë dashur të votojnë por nuk kanë gjetur emrin në listë. Nga ana tjetër, Berisha u ndal edhe tek fituesit e primareve dhe se si do të pozicionohen kandidtët.