Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në Mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Ai nuk la pa sulmuar maxhorancën socialiste, teksa e akuzoi se kandidatët e saj i zgjedh mafia. Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit Zgjedhor në PD, Albana Vokshi theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohen aplikimet e mbërritura nga vetëm 26 degë. Ish-kryministri nga ana tjetër nuk i kurseu akuzat ndaj Ramës edhe për Portin e Durrësit.